Përshkrim
Për Detyrimet – Ciceroni
…Ndonëse në fushën e filozofisë çështjet më me peshë e më me dobi madhore janë shqyrtuar e parë mbarë e prapë nga filozofët, në shikimin tim, sot jo rastësisht ka marrë përhapje të gjerë studimi i çështjeve që lidhen detyrimet: e kemi amanet nga të parët. Se nuk ka jetës sonë vetjake, as të asaj shtetërore e as private, po as giyqësore e as familjare, që në një mênyrë apo në një tjetër të mos lidhet me detyrimet, përfshi dhe rastet kur vetë njeriu shtron përpara vetes për zgjidhje çështje nga ndryshmet, kur hynë në marrëveshje me të afërmin, pra, kudo e ne çdo gië, të gjithë ne detyrimisht e shohim veten të shtrënguar në daren e detyrimeve.MARCUS TULLIUS CICERO, lindi më 3 janar të vitit 106 p.e.s dhe vdig me 7 dhietor të vitit 43 p.e.s. Ishte historian. filozof, politikan, orator dhe teoricien i Romës antike i lindur prane Arpinos. Studioi ně Romě për drejtësi dhe retorikë. Njohuritë e tij në artin e oratorisë dhe të filozofise i plotësoi veçanërisht pas një udhëtimi që kishte bërë në Greqi. Shkroi shumë vepra ku më të rëndësishmet janë: “Për miqësinë”, “Për pleqërinë”, “Për detyrimet”, “Për shtetin”, “Ligjëratat”, “Letrat” etj.





Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.