Përshkrim
Për Një Tango – Voula Stampelou
Shkrimtarja e re greke Voula Stampelou vjen në shqip me librin e saj të parë “Për një tango”. Plot emocion, sensualitet, pasion, elegancë – kërcimi ndërthuret me dashurinë. Pasioni për tangon bashkon dy të rinjtë – Olgën dhe Dhimitrin, protagonistët kryesorë të romanit. Por, a do ta finalizojnë ata dashurinë e tyre?
Një histori që rrotullohet rreth atyre që “duhet” dhe që “do” të bëjë një vajzë e re, historia e Olgës e cila përballet çdo ditë me frikën e saj… Jeta është një ëndërr e bukur që duhet jetuar, ashtu siç dimë, ashtu si na vjen.
Çfarë do të ndodhë kur ajo ta shohë dashurinë në sytë e Dhimitrit? Do të guxojë ta ndjekë apo do të qëndrojë si një spektatore e padukshme në jetën e vet?





Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.