Availability: In Stock

Përdhunimi – një histori dashurie

SKU: L71218

1000 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR

“Përdhunimi” është një roman i fuqishëm dhe i ndjeshëm që trajton pasojat e dhunës seksuale dhe përjetimet traumatike të viktimës. Oates eksploron psikologjinë e personazheve, shoqërinë dhe stigmatizimin, duke ofruar një portret të thellë dhe realist të dhimbjes dhe reziliencës njerëzore.

Shtëpia Botuese: Categories: , , Language:

Përshkrim

Përdhunimi – Youce Carol Oates

Gratë u druhen burrave. Jo të gjithëve, jo gjithmonë, por ato e dinë se burrat janë të aftë të përziejnë seksin me dhunën. Ndonjëherë burrat bëjnë atë që gratë rrallë e bëjnë, nëse e bëjnë përdhunojnë. Tina Meguajër nuk duhej të kish marrë rrugën e shkurtër për tu kthyer në shtëpi. Jo pas mesnate, jo përmes një parku të errët. Jo e veshur në atë mënyrë provokuese. Jo me të bijën, Bethin. Jo kur rrugëve silleshin tufa djemsh të shfrenuar prej hormoneve, alkoolit, zemërimit. Teksa përshkon një park bashkë me të bijën, Tina Meguajër sulmohet dhe përdhunohet nga një bandë djemsh të rinj nën efektin e drogës. Viktimë e një përdhunimi në grup, e lënë gjysmë e vdekur në hangarin e varkave, Tinës dikur një grua plot jetë, tashmë i mbetet vetëm të pendohet që ka ngelur gjallë…

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Përdhunimi – një histori dashurie”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *