Availability: In Stock

Përgjithmonë i Yti

SKU: L07568

1400 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR
Autori:
Shtëpia Botuese: Category: Language:

Përshkrim

Përgjithmonë i Yti – Abby Jimenez

Jeta e mjekes Briana Ortiz po shkon poshtë e më poshtë. Divorci është duke përfunduar, i vëllai po lufton me kohën për të gjetur një dhurues veshke dhe ajo synon ngritjen në detyrë. Oh, ndoshta atë post do ta fitojë mjeku i ri që tashmë në kategorizimin e Brianës ka marrë tetëdhjetë e shtatë pikë si njeri i padurueshëm. Por pikërisht atëherë, kur gjithçka flet për urrejtje, doktor Xhekob Madoksi ndryshon plotësisht lojën… duke i dërguar Brianës një letër.

Dhe është letër vërtet e bukur. Që provon se Xhekobi nuk është djalli. Për më tepër, ai mund të jetë jashtëzakonisht argëtues dhe joshës duke ngrënë drekë bashkë me Brianën në ‘depon e dënesave dhe duke diskutuar meritat e kuajve çuditërisht trupvegjël. Por kur Xhekobi vendos t’i japë Brianës dhuratën më të bukur që mund të imagjinohet, një veshkë për vëllain e saj, ajo pyet veten se si mund t’i rezistojë më tej këtij mjeku të ri jashtëzakonisht tërheqës… sidomos kur ai i kërkon një nder që ajo nuk mund t’ia refuzojë.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Përgjithmonë i Yti”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *