Availability: In Stock

Përroi i korbave

SKU: L37011

1400 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR

Tre gra të ndara nga pesë shekuj lidhen nga një trashëgimi e fshehur dhe fuqia e natyrës, duke zbuluar sekrete dhe mistere të errëta familjare.

Autori:
Shtëpia Botuese: Categories: , Language:

Përshkrim

Përroi i korbave – Emilia Hart

TRI GRA TË JASHTËZAKONSHME TË NDARA NGA PESË SHEKUJ

Një rrëfim drithërues për fuqinë e gruas dhe fuqinë e natyrës

2019: Keti largohet nga Londra për t’u strehuar në shtëpizën e trashëguar nga halla. E mbuluar nga lule kacavjerrëse, dhe me një kopsht të mbingarkuar, ajo kthehet në një Parajsë për ta mbrojtur Ketin nga bashkëshorti abuziv. E megjithatë, Keti ndien se shtëpiza mbart një sekret….

1619: Alta njeh sekretin e bimëve, dhunti që në familje ka kaluar brez pas brezi. Shumë fshatarë shkojnë tek ajo për ndihmë, mirëpo kur njëri prej tyre humbet jetën pasi goditet nga bagëtia, të gjithë e drejtojnë gishtin nga ajo dhe e akuzojnë për magji.

1942: Me shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore, Violeta bllokohet në pronën e madhe të familjes. E ndrydhur nga normat e shoqërisë, ajo digjet nga dëshira për të studiuar si i vëllai, por edhe nga mendimet për nënën, e cila ka ndërruar jetë prej kohësh. Përflitet se gati-gati ishte çmendur para vdekjes. Gjërat e vetme që i kanë mbetur prej saj, janë medaljoni me germën “U” dhe një gdhendje e çuditshme në murin e dhomës së saj.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Përroi i korbave”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *