Përshkrim
Përzgjedhja – Kiera Cass
Mundësia për t’u ngjitur në botën e fustaneve vezulluese dhe bizhuterive të paçmuara. Për të jetuar në një pallat dhe për t’u ndeshur për zemrën e Princit Makson.
Por për Amerika Singerin, përzgjedhja është makth. Ajo do të thotë t’i kthejë shpinën dashurisë së fshehtë me Aspenin, i cili i përket një kaste më të ulët se ajo, të lërë pas shtëpinë dhe të hyjë në një garë të ashpër për një kurorë që nuk e dëshiron.
Pastaj, Amerika njihet me Princin Makson. Dalëngadalë, nis të kuptojë se jeta të cilën e kishte ëndërruar gjithmonë as që krahasohet me një ët ardhme të cilën nuk e kishte përfytyruar kurrë.





Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.