Përshkrim
Pesëdhjetë Hijet e Greit – E.L. James
Kur studentja e letërsisë Anastasia Still shkon të intervistojë biznesmenin e ri Kristian Grei, ajo takon një mashkull të bukur, brilant dhe që i ngjall frikë. Ana e çiltër dhe e natyrshme alarmohet kur kupton se e dëshiron këtë burrë dhe, pavarësisht ngurrimit të tij enigmatik, zbulon se digjet nga dëshira për të qenë pranë tij. Pa mundur t’i rezistojë bukurisë së thjeshtë, mençurisë dhe shpirtit të pavarur të Anës, Grei pranon se e dëshiron edhe ai… po sipas kushteve të veta. E tronditur, por edhe e emocionuar nga shijet erotike të pazakonta të Greit, Ana stepet. Sepse pavarësisht gjithë takëmeve të suksesit – bizneseve të tij shumëkombëshe, pasurisë së pamasë, familjes së përzemërt – Grei është njeri i torturuar nga demonë të brendshëm dhe i ngërthyer nga nevoja për të ushtruar kontroll. Kur çifti nis një lidhje fizike pasionante, të çartur, Ana zbulon të fshehtat e Kristian Greit dhe eksploron dëshirat e veta të errëta.





Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.