Availability: In Stock

Presidentet Amerikane Ne Memorialin E Malit Rushmore

SKU: L32452

500 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR
Already sold: 0/3
Shtëpia Botuese: Categories: , ,

Përshkrim

Presidentet Amerikane Ne Memorialin E Malit Rushmore -Aristotel Mici

Aristotel Mici lindi më 1935 në fshatin Shën-Pjetër, pranë qytetit antik të Apolonisë, të rrethit të Fierit. Nisi të botonte tregime në shtypin letrar që nga mesi i viteve 1950. Është autor i disa librave. Po më shumë ai ka shkruar libra për fëmijë, si “Anës Detit”, “Kopshti i Lepujve” etj. Në vitin 1998, Aristotel Mici emigroi në Amerikë dhe u vendos në Massachusetts, pikërisht në shtetin ku kishte punuar dhe jetuar i ati si emigrant ekonomik para Luftës së Dytë Botërore. Edhe gjatë këtyre viteve të emigracionit, Aristotel Mici është marrë me krijimtarinë letrare, por edhe me studime eseistike. Nga këto përmendim novelën “Karvani i Pavarësisë”, botuar në gazetën “Dielli”, apo libra me ese të botuara në kuadrin e 100-vjetorit të Pavarësisë Kombëtare: “Prejardhja e emrit shqiptar” (Etnonimi shqiptar), si edhe librin tjetër “Himni i flamurit – simbol ndërkombëtar”, botuar të dy më 2012. Këtë vit ai po boton librin me portrete historike “Presidentët amerikanë në memorialin e Malit Rushmore”.

 

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Presidentet Amerikane Ne Memorialin E Malit Rushmore”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *