Availability: In Stock

Rebeli

SKU: L88599

Çmimi origjinal qe: 1900 L.Çmimi i tanishëm është: 1650 L.

L ALL
  • L ALL
  • € EUR
Already sold: 0/1
Autori:
Shtëpia Botuese: Category: Language:

Përshkrim

Rebeli – Ilir Ikonomi

Ky botim trajton Nolin si politikan, drejtues shteti e reformator, ndonëse historia tregoi që mendimet dhe vizionet e tij demokratike liberale më së shumti mbetën në kuadër të një programi politik, i cili për shumë arsye nuk arriti të realizohej, madje vlerësuar sot në retrospektivë as që mund të ishte e mundur të arrihej në tërësinë e tij, në një Shqipëri sikurse ishte ajo e viteve 1920.

Noli qëndroi në Shqipëri realisht jo më shumë se dy vjet e gjysmë. Ndaj, me të drejtë Ikonomi shkruan se “gjatë kësaj kohe të shkurtër betejat e tij ishin komplekse, prandaj i tillë është edhe ky libër”.

Ky është një libër ndryshe, si nga përmbajtja, trajtimi por edhe stili i të shkruarit, ku  gërshetohet gazetari me historianin. Sigurisht që një gazetar me përvojë e i sprovuar si Ikonomi arrin që duke i ndërthurur me zotësi të dyja gjinitë, të sjellë një botim të qëndrueshëm, i cili në trajtimin e tij dhe mënyrën e ndërtimit të librit sfidon, ndoshta fjala më e saktë do të ishte provokon, historianët që merren me këtë periudhë por edhe lexuesin, duke nënkuptuar se edhe Fan Noli, ashtu si çdo personazh historik e qenie humane, duhet parë me ngjyra, e jo bardh e zi.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Rebeli”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *