Përshkrim
Ringjallja e erosit – Esther Perel
Gjatë punës së saj 20-vjeçare si terapiste, Perel-i ka trajtuar qindra çifte, të cilave u ka humbur flaka e pasionit. Ajo shpjegon që prirjet tona kulturore për barazi, solidaritet dhe dëlirësi absolute janë krejt në antitezë me dëshirën erotike që kanë të dyja palët, si burrat, si gratë.
Poetika e seksit del shpesh nga kornizat e të qenit korrekte dhe nuk zbaton asnjëherë rregullat e imponuara nga shoqëria. Ajo lulëzon përmes lojërave të pushtetit, përfitimeve të padrejta dhe në hapësirën ndërmjet vetes dhe tjetrit.
Seksi mund të jetë vërtet ngazëllues, lojcak, madje dhe poetik, por së pari duhet të nxjerrim nga dhoma e gjumit idealin e barazisë dhe ndjenjat familjare.
Është libër i jashtëzakonshëm, ku shkrihen maturia, humori, thjeshtësia; libër që hedh dritë mbi një mori ndjesish, të cilat do ta shndërrojnë mënyrën se si jetojmë dhe dashurojmë.
 
				




 
             
             
             
             
             
															 
                    
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.