Availability: In Stock

Rojtari i Farit

SKU: L06435

1400 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR
Already sold: 0/3
Shtëpia Botuese: Category: Language:

Përshkrim

Rojtari i Farit – Camilla Lackberg

“Një ritëm i çmendur që përshkon vendet më të errëta të psikikës” – The Independent

Një natë vere, një makinë përshkon me shpejtësi të lartë rrugën që lidh Stokholmin me bregun perëndimor. Gruaja në timon i ka duart e përgjakura. Eni, së bashku me të birin po arratisen në drejtim të Graskar, në arkipelagun e Fjallbacka-s. Ai ishull i egër, me farin e bardhë dhe shtëpinë e vjetër të rojtarit ku rriten mëllagat, i përket familjes së saj dhe është i vetmi vend ku ndihet e sigurt, larg të gjithëve. Legjenda popullore thotë se aty sillen shpirtrat e të vdekurve, por kjo nuk e turbullon aspak, përkundrazi në atë vend aq të vetmuar, ku vështrimi të kap vetëm shkëmbinj e det të kripur, Enit i pëlqen të mendojë që fantazmat kanë qëndruar aty për t’i bërë shoqëri. Ndërkohë në Fjallbacka, Patriku, i cili sapo është kthyer në shërbim, po merret me një hetim tejet të ngatërruar: drejtori i sektorit të financës së komunës është vrarë me një plumb pas koke. Arsyeja e vrasjes është e pakuptueshme dhe viktima, e cila kishte vizituar Enin në ishullin e shpirtrave pak para vdekjes, duket se është një burrë që fsheh mijëra sekrete.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Rojtari i Farit”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *