Availability: In Stock

Rrethuar nga idiotë

SKU: L17271

1400 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR
Already sold: 0/2
Shtëpia Botuese: Category: Language:

Përshkrim

Rrethuar nga idiotë – Thomas Erikson

A ju ka ndodhur ndonjëherë që të përfundoni në një grindje për shkak se ju kanë keqkuptuar?
Ju ka ndodhur që të mbeteni si i shastisur prej paaftësisë së plotë të një kolegu për ta kuptuar qëllimin tuaj?
Apo thjesht ju ka ardhur në majë të hundës, sepse nuk ju dëgjon njeri?

Nuk jeni i  vetmi. Pas një takimi katastrofik me një sipërmarrës të suksesshëm, i cili ishte i bindur se ishte “rrethuar nga idiotë”, eksperti i komunikimit, Thomas Erikson, iu përkushtua punës për të kuptuar se si funksionojnë njerëzit dhe arsyen se pse shpesh ne e kemi tepër të vështirë që të krijojmë lidhje me të tjerët.

“Rrethuar nga idiotë është metoda e tij më e thjeshtë, por novatore, për t’i vlerësuar të gjithë ata me të cilët komunikojmë bazuar në katër tipa personaliteti që janë: të Kuqtë, të Kaltrit, të Gjelbrit dhe të Verdhët. Duke filluar nga gjuha e trupit e deri te trajtimi i konflikteve, ky lexim argëtues do t’ju pajisë me të gjitha instrumentet që ju nevojiten për t’i kuptuar dhe për të ndikuar tek ata që keni rrotull- brenda dhe jashtë zyrës- dhe për të garantuar që idioti mes tyre të mos jeni ju!

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Rrethuar nga idiotë”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *