Përshkrim
Seria Twisted 3:Urrejtje – Ana Huang
I mahnitshëm, kryelartë dhe i vendosur për t’u bërë mjek i suksesshëm, XHOSH ÇENI nuk ka takuar kurrë një vajzë, që të mos ketë rënë pre e magjepsjes së tij — me përjashtim të Xhuls Ambrozës.Kokëkuqja e bukur ka qenë si një gjemb në këmbë, që kur janë njohur, por, në të njëjtën kohë, ia ka përpirë mendimet si asnjë vajzë tjetër.Kur armiqësia e tyre shpërthen një natë të paharrueshme, ai propozon një zgjidhje që do ta nxjerrë nga shinat njëherë e përgjithmonë: një marrëveshje armiqsh me përfitime, me disarregulla të thjeshta.
Pa xhelozi.
Pa detyrime.
Pa rënë në dashuri.
Një vajzë ambicioze, që spikat, XHULS AMBROZA, dikur e vdekur për festa, tani është përqendruar në një gjë të vetme: të marrë provimin e avokatisë.E fundit gjë që dëshiron, është të përfshihet në një marrëdhënie me një mjek, që është sa i padurueshëm, aq edhe tërheqës.Po sa më thellë e njeh, aq më shumë kupton se burri, që ka urryer prej kaq kohësh, është ndryshe nga sa e ka imagjinuar.Vëllai i shoqes së saj të ngushtë.
Hakmarrja e saj.
Shpëtimi i saj i vetëm.
Një bashkim i ujdisur në ferr, po kur demonët e së kaluarës u vihen pas, ata përballen me disa të vërteta që mund t’i shpëtojnë… ose të shkatërrojnë gjithçka, për të cilën kanë punuar.





Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.