Përshkrim
Seria Twisted:Gënjeshtra – Ana Huang
Tërheqës, vdekjeprurës dhe mjaft i zgjuar për ta fshehur këtë tipar,Kristian Harpëri është një përbindësh i veshur me kostumet e përsosura të një zotërie.Ai as që do t’ia dijë për moralin dhe aq më pak për dashurinë, por nuk mund të mohojë tërheqjen e çuditshme që ndien ndaj gruas, e cila jeton vetëm një kat më poshtë.Ajo është objekti i dëshirave të tij më të errëta, e vetmja enigmë që nuk mund ta zgjidhë. Dhe kur i vjen në dorë mundësia për t’u afruar me të, i thyen të gjitha rregullat, për t’i ofruar një marrëveshje, që ajo nuk mund ta refuzojë.Çdo përbindësh ka dobësitë e veta. Ajo është e tija.
Fiksimi i tij.
Varësia e tij.
Përjashtimi i tij i vetëm.
E ëmbël, e ndrojtur dhe introverte, pavarësisht famës në rrjetet sociale, Stela Alonso është një romantike, që e mban zemrën të mbyllur në kafaz.Mes dy punëve që bën, i mbetet pak kohë apo dëshirë për një lidhje.Por kur një kërcënim nga e kaluara e shtyn në krahët – dhe shtëpinë – e burrit më të rrezikshëm që ka takuar ndonjëherë, ajo tundohet ta lërë veten të ndiejë diçka për herë të parë pas kaq shumë kohe.Pavarësisht natyrës së ftohtë të Kristianit, ai e bën të ndihet:
E pasionuar.
E mbrojtur.
Me të vërtetë e dëshiruar.
Kjo e tyrja është një dashuri e shtrembëruar me sekrete dhe e njollosur nga gënjeshtra… dhe kur të vërtetat, më në fund, zbulohen, ato mund të vënë në pikëpyetje gjithçka.





Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.