Availability: In Stock

Shkolla e Spiunazhit

SKU: L19930

1000 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR

Agjenti: Ben Ripleji, 12 vjeç

Misioni: të mbijetojë në “shkollën e shkencave”, e cila në fakt është një akademi ku CIA përgatit agjentët sekretë të së ardhmes. Dhe të zërë një të dashur.

Objektivat:

1. Të zbulojë agjentin e dyfishtë tinëzar që është infiltruar në shkollë.
2. Të shpëtojë i gjallë.
3. T’u vërtetojë të gjithëve se ka këllqe të bëhet agjent sekret, të tregohet pehlivan e t’u shpëtojë rreziqeve që i kanosen dhe të mos duket më i mefshtë e i leshtë.

Already sold: 0/3
Autori:
Shtëpia Botuese: Categories: , Language:

Përshkrim

Shkolla e Spiunazhit-Stuar Gibbs

A mundet që një nxënës i shkëlqyer në lëndët shkencore, sidomos në matematikë, të bëhet një agjent i famshëm sekret? Ben Ripleji shpreson shumë që të jetë e mundur, sepse ndoshta nga kjo do të varet jeta e tij! Paçka se është thjesht një nxënës, qysh tani ai ka arritur ta gjejë punën e ëndrrave të tij. Ku? Në CIA.

E besoni dot? Edhe pse në pamje të parë ai nuk ta jep aspak përshtypjen e një agjenti sekret. Në fakt, Beni është aq i tersët, sa nuk kalon ditë pa u futur në telashe. Si naiv që ishte, Beni u hodh përpjetë nga gëzimi kur i ofruan të ndiqte një shkollë me drejtim shkencor – por u trondit pa masë kur zbuloi se në të vërtetë ajo ishte një shkollë spiunazhi ku përgatiteshin agjentë sekretë të së ardhmes nga vetë CIA. Të ishte vallë, e mundur që CIA vërtet të ishte e interesuar për të?…

 

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Shkolla e Spiunazhit”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *