Availability: In Stock

Shtëpia e Gjelbër

SKU: L06916

1500 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR
Already sold: 0/3
Shtëpia Botuese: Category: Language:

Përshkrim

Shtëpia e Gjelbër – Mario Vargas Llosa

Qyteti i Piurës, në veri të Perusë, me pyllin e virgjër që e rrethon, është kuadri i kësaj “komedie njerëzore” që gëlon nga personazhe, ngjarje intime dhe aventura të mëdha. Është historia e një qendre të vogël province dedikuar bujqësisë dhe tregtisë së gjase së gjallë, e cila shndërrohet në një qytet të madh e të zhurmshëm modern, me fabrika, qiejgërvishtës dhe automobila. Shtëpia e gjelbër është bordelloja që buronte nga Mangacheria, një grumbull kasollesh në kufi të qytetit, një farkëtim shumëngjyrësh racash dhe mizerjeje, i destinuar për t’u bërë një periferi e qelbur. Një vend sa i vërtetë po aq edhe mitik, që Vargas Llosa evokon përmes mjeteve që ia jep mitologjia popullore e përmes personazheve të tij: don Anselmos, Garcias, doktor Zevallosit, Santera Domitillas.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Shtëpia e Gjelbër”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *