Availability: In Stock

Skenari Brilant

SKU: L45139

1200 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR
Already sold: 0/2
Shtëpia Botuese: Category: Language:

Përshkrim

Skenari Brilant – Dolly Alderton

Endi, një komedian në të tridhjetat e vona, besonte se ai dhe Xheni do të ishin bashkë përgjithmonë. Për vite me radhë, kishin ndarë bashkë dashurinë, humorin dhe një jetë, në dukje, të lumtur. Por, kur Xheni vendos të largohet, Endit i shembet bota dhe mbetet me boshllëkun e vetmisë, i detyruar tashmë të përballet me gjithçka që kishte shmangur: kujtimet, dështimet dhe veten. Në përpjekje për të rindërtuar jetën, ai mëson se “skenari brilant” i dashurisë dhe i jetës nuk qëndron te përsosmëria, por te brishtësia njerëzore, te gabimet dhe te guximi për t’ia nisur nga e para.

Me stilin e saj karakteristik, të mbushur me humor të hollë dhe ndjeshmëri të thellë, Dolly Alderton na sjell një roman prekës për dashurinë, humbjen, marrëzitë pas ndarjeve dhe rifillimin e jetës. I sinqertë, i ndier dhe argëtues, “Skenari brilant” është një roman për atë që ndodh pas frazës “dhe jetuan të lumtur përgjithmonë”, si dhe për bukurinë që gjendet në fillimet e reja.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Skenari Brilant”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *