Përshkrim
Spiunët e Kembrixhit – Remi Kauffer
Gjithçka duket e pabesueshme në këtë rrëfim që i ngjan një romani. Megjithatë, gjithçka është e vërtetë. Në mesin e viteve 1930, kryespiunët e Stalinit rekrutojnë pesë studentë të universitetit prestigjioz të Kembrixhit. Lastarët e rinj, Entoni Blant, Gai Bërxhis, Xhon Kernkros, Donald Meklin dhe Kim Filbi. Duke e kthyer kundër vetes së tij sistemin e kastës së Establishmentit Britanik, kjo pesëshe “urithësh” sovjetikë do të arrijë poste kyçe në hierarkinë e Intelligence Service, e shtyrë nga një besim absolut në idealin komunist.
Rémi Kauffer zbulon suksesin e jashtëzakonshëm të kësaj sipërmarrjeje tradhtie. Ai përshkruan rëndësinë e seksualitetit dhe homoseksualitetit midis anëtarëve të rrjetit. Duke vënë në dukje bashkëpunimet me francezët, të pabotuara deri më sot, ai shpjegon pse dhe si “Të pestë” përfituan nga një pandëshkueshmëri juridike befasuese në Angli, dhe nxjerr në dritë prapaskenat e një skandali që shtrihet nga Lufta e Dytë Botërore deri në Luftën e Ftohtë.





Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.