Përshkrim
Statuja e Shtate-Kristo Dimopulo
Lordi anglez mendon se mund të marrë nga Greqia gjithçka që dëshiron – letrën që shkroi një skulptor turk para 177 vjetësh; sekretin që mbahet i fshehur mirë gjithë këtë kohë dhe të vërtetën, e cila po të dalë në shesh, do të plasë një skandal i madh.
Profesori Tiku Historiku, Athinaja dhe Oresti përpiqen të çmbështjellin lëmshin e një historie të pabesueshme. Nga Kostandinopoja, ku takojnë Ajnur Sajlanin dhe vajzën e saj, Meltemin, për të zgjidhur enigmën që kanë në duar, deri në Brumhill, në rezidencën Elgin, në periferi të Edinburgut, ku takojnë Fjona Lenoksin, reporteren politike të BBC-së dhe ku aktori zoti Lorens Oliv Pikëll ka planifikuar të luajë interpretimin e fundit të karrierës së tij, profesori dhe dy nipërit e tij bien në gjurmët e një statuje të humbur.
Por këtë herë ata nuk i ndjek vetëm ogurziu Dankan MakDukali, por edhe dy agjentë të Shërbimit Sekret Informativ të Britanisë së Madhe…
 
				




 
             
             
             
             
             
															 
                    
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.