Availability: In Stock

Stralisku

SKU: L21086

650 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR
Already sold: 0/2
Shtëpia Botuese: Category: Language:

Përshkrim

Stralisku-Roberto Piumini

“Stralisku”, një prej romaneve më të rëndësishme të autorit italian Roberto Piumini, rrëfen miqësinë që krijohet midis një piktori të shquar, të cilit i kërkohet të punojë një vepër dhe djalit të vogël të porositësit të veprës.

Madurerin, një adoleshent inteligjent, e ka mbërthyer një sëmundje e pashërueshme, e cila e detyron të qëndrojë i mbyllur mes mureve të dhomave të tij.

Sakumati është piktori, të cilit i kërkohet t’i pikturojë këto dhoma, duke ia sjellë djaloshit gjithë botën brenda mureve. Por ajo që do të ndodhë midis tyre, është krejt e papritur edhe për ata vetë.

Ndërkohë që njëri pikturon dhe tjetri rrëfen dëshirat e veta, mes dy personazheve kryesore do të lindë një miqësi e fortë, që kapërcen edhe vetë jetën.

Peizazhet jetojnë, marrin frymë, shfaqen dhe zhduken në faqet e mureve të dhomave, duke ngjizur frymëmarrjen e natyrës në muret e ftohta. Stralisku është një bimë, një lule-xixëllonjë, e krijuar nga imagjinata e Madurerit, e cila regëtin dhe shuhet, ashtu si edhe vetë fëmija.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Stralisku”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *