Përshkrim
Streha e Dashurisë – Catherine Bybee
E shkuara është më pranë se sa vetë ajo mund ta imagjinojë.
Erinë Flemingu mundi të arratisej e të shpëtonte nga ish-bashkëshorti abuzues. Ajo gjen ngushëllim dhe një strehëz të ngrohtë në zemër të Santa Klaritës, në Kaliforni. E etur për t’ia nisur nga e para, Erina tashmë ka një emër të ri, një pamje të re dhe një karrierë të re. Është rehatuar në një bujtinë, larg syve të njerëzve, hijes së të shkuarës dhe ka hedhur pas krahëve traumat e shumta. Më në fund, Erina po mëson të jetojë vetëm për veten.
Meti fillon ta bëjë për vete dhe të ëndërrojë për gjëra që më parë as nuk guxonte. Krejt natyrshëm, mes tyre lind shkëndija e dashurisë, por që për Erinën kthehet në një rrezik të vërtetë.





Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.