Availability: In Stock

Stuhi e Bukur

SKU: L03737

1200 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR
Already sold: 0/2
Shtëpia Botuese: Category: Language:

Përshkrim

Stuhi e Bukur – Johanna Lindsey

Një roman për familjet Melori dhe Anderson
Një dëshirë e ethshme për hakmarrje shndërrohet në një pasion të papritur.
Për herë të parë Xhejms Melori dhe krushqit e tij Andersonët bien dakord në diçka: ka ardhur koha të marrin shpagim ndaj rrëmbyesit, i cili kishte guxuar të rrëmbente vajzën e dashur të Xhejms dhe Xhorxhina Melorit, Xhekin, edhe pse ajo kishte mundur t’i ikte pa u dëmtuar.

Xhekin e kishte pushtuar zemërimi, sepse i ati nuk pranoi ta merrte me vete, kur ndërmori udhëtimin për në Karaibe për të ndjekur keqbërësin. Kështu, kur një i panjohur misterioz i ofron ndihmën e tij për ta çuar te rrëmbyesi, Xheki sheh një mundësi për ta ndëshkuar vetë në stilin e Melorive.
Gjërat nuk shkojnë krejt sipas planit dhe Xheki përfundon sërish e zënë në kurth dhe e ngujuar në një anije që po largohet nga brigjet e Anglisë. Ajo e kupton shpejt se ai që e ka kapur nuk është një pirat, por një fisnik i vendosur për të zgjidhur një mesele të vjetër me babanë e saj dhe ajo që e rrezikon më shumë është rritja e flakës së pasionit midis tyre.
Ta lemë, pra, legjendaren Johanna Lindsey t’ju pushtojë zemrën me romancën e saj të paharrueshme.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Stuhi e Bukur”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *