Availability: In Stock

Të Lutem Më Lër Të Të Urrej

SKU: L00439

1000 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR
Already sold: 0/2
Autori:
Shtëpia Botuese: Categories: , Language:

Përshkrim

Të Lutem Më Lër Të Të Urrej – Anna Premoli

Po sikur kjo urrejtje të fshehë dashurinë? Po sikur ajo të ndjente diçka për kolegun arrogant e të përçmuar? Po sikur pas kësaj shtirjeje të tij të fshihej tjetër gjë? Xheniferi dhe Iani njihen prej shtatë vjetësh kurse pesë vitet e fundit i kanë kaluar në luftë me njëri-tjetrin. Mes dy shefave të degëve në një bankë të rëndësishme tregtare të Londrës lufta është krejtësisht e hapur.

Urrehen, nuk e durojnë njëri-tjetrin, nuk lënë rast pa i vënë shkopinj në rrota tjetrit. Deri sa një ditë, rastësisht, u detyruan të punojnë bashkë për të njëjtin projekt: për administrimin e kapitaleve të një klienti aristokrat e plot naze.

Kështu u detyruan të kalojnë shumë kohë së bashku, edhe jashtë orarit zyrtar. Iani është djaloshi më tërheqës, i pasur dhe i kërkuar i Londrës, ndërsa shoqëria e tij nuk kalon kurrë “pa u vënë re”. Mjafton një darkë e pafajshme në një restorant për t’u shfaqur ditën tjetër në faqen rozë të një gazete të njohur të përditshme londineze.

Ajo u tërbua nga inati: si mund ta quanin të dashurën e një mburraveci e spitullaqi si puna e Ianit? Ai e merr me të qeshur, po më tepër habitet: fotografitë me kolegen bënë të tërhiqeshin të gjitha vajzat mendjelehta që i shkonin pas. Atëherë lind një propozim i pazakontë: do t’i lërë dorë të lirë në punën më klientin e lodhshëm, nëse ajo pranon të hiqet si e dashura e tij. Sfida pranohet dhe nis loja!

Por shumë shpejt, ajo që për Xheniferin dukej si shaka, bëhet më e ndërlikuar nga sa ishte menduar kurse një puthje, që bënte pjesë te loja e shtirur, bën t’i lindin ndjenja dhe reagime fare të papritura…

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Të Lutem Më Lër Të Të Urrej”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *