Availability: In Stock

Tirana e Nonës

SKU: L36890

Çmimi origjinal qe: 1000 L.Çmimi i tanishëm është: 900 L.

L ALL
  • L ALL
  • € EUR
Already sold: 0/1
Shtëpia Botuese: Category: Language:

Përshkrim

Tirana e Nonës – Blendi Fevziu

Ky nuk është një roman! Nuk janë as kujtime të fëmijërisë sime. Është një libër për fatet e tre personave, që unë i njoha në fillimet e mia, po aq sa një libër për transformimin e Tiranës.

Madje më shumë sesa një libër, është një borxh. Një prej atyre borxheve, që njeriu duhet t’i kthejë në jetë.

Edhe pse jo gjithnjë ia arrin. Ato ishin tri plaka që shenjuan nisjen time në jetë. Investuan gjithçka iu kishte mbetur nga dekada të trazuara të jetës së tyre te një fëmijë.

Në radhë të parë, rrëfimet e mrekullueshme për qytetin, pushtetin, fuqinë, dështimin, modestinë dhe zvetënimin. Sot mendoj se ato kishin nevojë t’ia thoshin dikujt. Ishte një lloj borxhi që e mora pa dashje përsipër, pa e ditur.

Por, pa dyshim, me besimin se një ditë do ua tregoja sa më shumë njerëzve.

Dhe po e bëj sot. Me këtë libër. Duke besuar se kjo histori është kaq magjepsëse, kaq ndryshe, por edhe kaq e njohur njëherazi.

B.Fevziu

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Tirana e Nonës”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *