Availability: In Stock

Tokë e thyer

SKU: L38223

1200 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR

Beti ndan jetën e saj mes dashurisë së humbur dhe një të ardhmeje të ndërtuar me përkushtim, por rikthimi i të kaluarës sjell pasione të papritura dhe plagë të vjetra.
Sekretet e errëta dhe një ngjarje tragjike testojnë lidhjet e saj më të shtrenjta, duke e detyruar të përballet me zgjedhjet dhe pasojat që ka shmangur për një kohë të gjatë.

Shtëpia Botuese: Categories: , , Language: Tag:

Përshkrim

Tokë e thyer – Clare Leslie Hall

A mund të harrohet dashuria e parë, kur zemra nuk ka reshtur kurrë së kujtuari?

Një verë. Një dashuri e ndaluar. Një e fshehtë që ndryshoi gjithçka.

Beti dhe burri i saj i dashur dhe shpirtmirë, Frenku, janë një çift i lumtur. Por lidhja e tyre bazohet në harrimin e së shkuarës, e cila do të ringjallet në trajtën e Gabriel Ulfit, dashurisë së parë dhe fatkeqe të Betit. Kujtime të paharrueshme, sekrete të rrezikshme, humbje të pazëvendësueshme, brerje ndërgjegjeje të mëdha do të pasojnë njëra-tjetrën në një trekëndësh dashurie, që do të përfshijë vrulltas jo vetëm ata, por edhe të gjithë njerëzit rreth tyre.

Teksa Beti bëhet përsëri pjesë e jetës së Gabrielit, tensionet në qytezë rriten dhe sekrete e xhelozi të rënda nga e kaluara dalin në sipërfaqe, këtë herë me pasoja fatale. Beti është e detyruar të bëjë një zgjedhje midis gruas që ka qenë dikur dhe gruas që është tani.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Tokë e thyer”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *