Përshkrim
Tre – Valerie Perrin
Quhem Virgjini. Nga Nina, Adriani dhe Etieni, Adriani është i vetmi që më flet akoma. Nina më përçmon. Sa për Etienin, jam unë ajo që nuk dua t’ia di më për të. E megjithatë, që nga fëmijëria, ata më tërheqin pa fund. Kam qenë gjithmonë e lidhur vetëm me ata të tre.
1986. Adriani, Etieni dhe Nina njihen që në klasë të pestë. Shumë shpejt ata bëhen të pandashëm dhe lidhen në një premtim: të largohen nga provinca ku jetojnë, të shpërngulen në Paris dhe të mos ndahen kurrë.
2017. Nga fundi i një liqeni, në fshatin e vogël ku janë rritur, nxirret një makinë dhe brenda saj zbulohet trupi i një gruaje të re. Rastin po e ndjek Virgjinia, një gazetare me një të shkuar enigmatike. Pak e nga pak, Virgjinia zbulon lidhjet e jashtëzakonshme që bashkojnë këta tre miq fëmijërie. Çfarë ka ndodhur me ta? Ç’lidhje ka skeleti i makinës me historinë e miqësisë së tyre?
Valérie Perrin ka dhuntinë për të kapur thellësinë e pagjasë të ndodhive të jetës.
Duke ndjekur fijet e një ngjarjeje dërrmuese dhe të pamëshirshme, autorja na shpie në zemër së adoleshencës, të kohës që shkon e na ndan, duke arritur kësisoj të na sjellë një roman të mirëfilltë formimi.
Valérie Perrin është përkthyer në rreth tridhjetë gjuhë, librat e saj janë shitur mbi dy milionë kopje.
Me “Lulet e shpirtrave” fitoi Prix Maison de la Presse në vitin 2018, dhe Prix des Lecteurs du Livre de poche në vitin 2019.





Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.