Availability: In Stock

Udhëtimi i Parvanës

SKU: L21278

700 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR
Already sold: 0/2
Shtëpia Botuese: Category: Language:

Përshkrim

Udhëtimi i Parvanës – Deborah Ellis

Parvana hyri në vendbanimin e vogël, duke ecur me kujdes mes rrënojave. Vështroi ato çka kishin mbetur nga shtëpitë njëdhomëshe. Dyshekë, rrogoza, tenxhere dhe filxhanë çaji qenë shpërndarë gjithandej. E njohu atë pamje. Ishte pamja nxito-për-të-shpëtuar-kokën. Kishte parë shtëpitë e veta në këtë gjendje, kur familja e saj rrëmbente disa sende dhe vraponte para se të vinin bombardimet. Vrau mendjen se ku mund të kishin shkuar banorët e këtyre shtëpive. Mbas gjase ata do të ktheheshin prapë për t’i rindërtuar, kur gjendja të ishte e sigurt.  Qëndrimi në atë fshat të braktisur ishte i frikshëm. Ndihej sikur po e vëzhgonin, megjithatë përreth nuk dukej këmbë njeriu. Flladi solli në veshët e saj një angullimë të mekur. Dukej si mjaullimë koteleje. Parvana ndoqi zërin. Angullima vinte nga shtëpia e fundit. Parvana qëndroi te pragu i derës. Një pjesë e tavanit kishte rënë dhe vajza vështroi mbi rrënoja për të parë nga vinte zhurma,pastaj e pa. Nuk ishte kotele. Në një qoshe të dhomës ndodhej një foshnjë, shtrirë në shpinë…

Në kohëra skajshmërisht të trishta, “Udhëtimi i Parvanës” na jep një pamje të vërtetë dhe të dhimbshme të situatës në Afganistan, sidoqoftë pa e humbur fillin e kurajës dhe shpresës që mund t’i mbajë fëmijët gjallë edhe në rrethanat më të tmerrshme.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Udhëtimi i Parvanës”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *