Availability: In Stock

Vajza që piu hënën

SKU: L02723

1000 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR
Already sold: 0/1
Shtëpia Botuese: Category: Language:

Përshkrim

Vajza që piu hënën – Kelly Barnhill

Çdo vit, banorët e Protektoratit lënë një foshnjë si kurban për magjistaren që jeton në pyll. Ata shpresojnë se ky kurban do ta zbutë magjistaren që të mos terrorizojë qytetin e tyre. Por, magjistarja e pyllit, Ksani, është e mirë.

Ajo banon në një shtëpi me Përbindëshin e Moçalit dhe me Dragoin Modestisht të Vogël. Ksani i shpëton foshnjat dhe ua jep ato familjeve në anën tjetër të pyllit, duke i ushqyer gjatë rrugës me dritë yjesh.

Një vit, Ksani e ushqen gabimisht foshnjën me dritë hëne në vend të dritës së yjeve, duke e mbushur atë fëmijë të zakonshëm me magji të jashtëzakonshme. Ksani vendos ta rrisë si fëmijën e saj vajzën, të cilën e quan Luna.

Ndërsa Luna i afrohet të trembëdhjetave, magjia e saj fillon të shfaqet me pasoja të rrezikshme. Ndërkohë, një djalë i ri nga Protektorati është i vendosur të çlirojë banorët e qytetit, duke e vrarë magjistaren.

Aty pranë mblidhet një tufë e madhe zogjsh vdekjeprurës që nuk kuptohet çfarë qëllimi kanë. Një vullkan, i heshtur për shekuj të tërë, buçet e dridhet nën sipërfaqen e tokës. Dhe gruaja me zemër tigri sillet rrotull…

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Vajza që piu hënën”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *