Availability: In Stock

Vendi i Gabuar, Çasti i Gabuar

SKU: L06622

1400 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR
Already sold: 0/2
Shtëpia Botuese: Categories: , Language: Tag:

Përshkrim

Vendi i Gabuar, Çasti i Gabuar – Gillian McAllister

A mund ta ndalosh një vrasje… pasi ajo ka ndodhur?

Është mesnata e mëngjesit të Halloween-it, dhe Xheni pret me ankth që djali i saj tetëmbëdhjetëvjeçar, Todi, të kthehet në shtëpi. Por shqetësimi për vonesën e tij shndërrohet në diçka shumë më të errët, kur Todi më në fund del nga errësira,Xheni e sheh përmes dritares, teksa godet me thikë një të panjohur.

Xheni nuk di kush është viktima, as pse djali i saj ka kryer një akt kaq të tmerrshëm dhune. E vetmja gjë që di është se jeta e saj, dhe ajo e Todit, sapo është shkatërruar.

Pas arrestimit të të birit, Xheni bie në gjumë e dëshpëruar… por kur zgjohet, është dita e djeshme. Vrasja ende nuk ka ndodhur. Dhe ajo ka një mundësi për ta ndalur.

Çdo mëngjes që zgjohet, ajo kthehet edhe më shumë pas në kohë ,fillimisht ditë, pastaj javë, pastaj vite ,derisa kupton se diku në të shkuarën fshihet shkaku i krimit të Todd-it. Dhe vetëm ajo mund ta zbulojë, për ta parandaluar.

Një histori tronditëse për dashurinë e pakushtëzuar të një nëne dhe sakrificat që ajo është gati të bëjë për djalin e saj . Një thriller plot tension, mister dhe kthesa që të mbajnë pa frymë deri në faqen e fundit.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Vendi i Gabuar, Çasti i Gabuar”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *