Availability: In Stock

Vila me tri porta

SKU: L20148

Çmimi origjinal qe: 1000 L.Çmimi i tanishëm është: 900 L.

L ALL
  • L ALL
  • € EUR
Already sold: 0/1
Shtëpia Botuese: Category: Language:

Përshkrim

Vila me tri porta – Vera Bekteshi

“Gënjeshtra më e paturpshme u përdor si armë politike, po aq sa shpifja dhe shkatërrimi i lidhjeve familjare e miqësore, të cilat hapën plagë tepër të vështira për t’u mbyllur.Vera Bekteshi di ta përshkruajë të gjithë këtë dhe të krijojë letërsi. Por, kryesorja, këndvështrimi i saj femëror depërton në degradimin e një pushteti mashkullor dhe maskilist: portreti i diktatorit është vërtet i jashtëzakonshëm, ashtu si dhe ushtrimi mizor i terrorit që ne shohim në këto faqe.Por, në ndryshim nga shumë autorë të tjerë po kaq tragjikë, sytë e saj kanë mbetur të hapur deri në fund. Për këtë arsye “Vila me tri porta” është një libër i rëndësishëm.”

Corriere del Mezzogiorno

“Vila me tri porta, përtej dëshmisë që përfaqëson, duhet lexuar edhe për aftësinë e madhe për ta shndërruar kujtesën në një letërsi, e cila të na prekë regjistra të ndryshëm emocionalë, ku nuk përjashtohet dhe ironia e poezia. Pra, një libër i bukur, që tregon se si mund të përshkruajmë ferrin e megjithatë të mos e humbasim parajsën brenda nesh, duke përçuar vlerat e shpresës dhe të dashurisë së njerëzve tanë të afërm.”

Diego Zandel

“Romani autobiografik “Vila me tri porta” e shfaq Vera Bekteshin si një shkrimtare me dorë të sigurt dhe veprën e saj si një nga botimet më të rëndësishme të viteve të fundit mbi periudhën e diktaturës. Shkrimtarja ka aftësinë të përshkruajë me lehtësi dhe humor edhe situatat më të ndërlikuara, të rikrijojë me shumë finesë kontraste e personazhe të mjedisit të ngushtë ose edhe të protagonistëve të diktaturës.”

Ardian Klosi

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Vila me tri porta”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *