Përshkrim
Vilet e zemërimit – John Steinbeck
Historia e fuqishme e mbijetesës së dinjitetit dhe të shpirtit njerëzor në situatat më të dëshpëruara.
Kur u botua për herë të parë, në vitin 1939, libri “Vilet e zemërimit” pushtoi një Amerikë që nuk ishte mëkëmbur ende nga Depresioni i Madh.
Të dëbuar nga toka e tyre në Oklahomë për shkak të thatësirës, të vështirësive ekonomike dhe të interesave për ndryshim në agrikulturë, familja e Xhodëve merr rrugën, njësoj si të parët e tyre, për në tokën e premtuar kaliforniane. Teksa udhëtojnë mespërmes vendit, iu bashkohen një pafundësi okish të tjerë, në kërkim të punës, të dinjitetit dhe të së ardhmes. Kjo i përball me realitetin e Amerikës së atyre që kanë dhe atyre që nuk kanë.





Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.