Përshkrim
Vocërrakja – Silvia Montemurro
Nora rritet pa dashuri, në një familje punëtore. Babai vdiq gjatë protestës së bukës, para topave të Bava Beccaris. Pak vite më vonë, vetë Nora, ende adoleshente, do të drejtojë grevën e parë femërore të të miturave, pikërisht vocërrakeve. Në të marrin pjesë vogëlushe dhe adoleshente ende të parritura. Për dhjetë ditë të gjata, periudhë në të cilën shpaloset historia e romanit, ato ecin rrugëve të Milanos, duke brohoritur himnin e punëtorëve dhe duke ngacmuar grevëthyeset.
Por historia e Norës ka një anë dukshëm më personale dhe sentimentale. Miqësitë, rivalitetet, tradhtitë, dashuria e parë, dhuna ndaj grave dhe të miturave bashkohen brenda një historie edukimi femëror. Skena është një Milano befasuese: i varfër, popullor, vital, i zemëruar, në fermentim.
 
				




 
             
             
             
             
             
															
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.