Përshkrim
Vrap Ujku-Kerstin Ekman
Dhe ja ku u duk. E bëri aq natyrshëm, sa ishte e lehtë për t’u kuptuar: kjo botë ishte e tija. Doli nga pylli pak më larg nga ku kalonte gjurma e skive.
Qëndroi në buzë të kënetës, midis një kaçubeje dëllinje dhe një pishe të regjur. Vështroi me vëmendje përreth kënetës së mbuluar nga dëbora, ktheu kokën aq sa unë të shihja profilin e tij me atë hundën fisnike, ballin e pjerrët dhe veshët e ngritur lart.
Ulf Norrsting, punonjës i shërbimit pyjor i dalë në pension, është rrëfyesi në historinë e ngjeshur të Kerstin Ekmanit, e cila zhvillohet në veri të Hälsinglandit. Pas takimit me ujkun, ai fillon të mendojë sërish për gjuetinë, për kafshët dhe për pyllin. Me moshën, iu shfaqën kujtime të reja.





Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.