Availability: In Stock

Vrasja Në Famulli

SKU: L66849

1000 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR
Already sold: 0/2
Shtëpia Botuese: Categories: , , Language:

Përshkrim

Vrasja Në Famulli – Agatha Christie

Në Shën Mari Med, një fshat i qetë në fushat angleze, jeta rrjedh monotone, nuk ndodh kurrë asgjë e re. Ose të paktën kështu mendojnë të gjithë. Përveç zonjushës Marpëll, e cila është e bindur se e keqja mund të fshihet kudo. Dhe me të vërtetë, si për të vërtetuar teorinë e gruas së moshuar, të këndshme dhe paksa të çuditshme, pikërisht në famullinë përballë shtëpisë së saj në stil viktorian, kryhet një krim i egër. Krimi i papritur trondit gjithë fshatin, aq më tepër që viktima, koloneli Protero, fodull dhe prepotent, ka qenë njeri shumë i njohur, edhe pse i urryer deri edhe nga të afërmit.

Hetimet e policisë lokale nuk zbulojnë asgjë, por zonjusha Marpëll, me mendjen e mprehtë brisk dhe intuitën e lindur, falë aftësisë për t’u vënë veshin fjalëve në fshat dhe për të hyrë thellë në shpirtrat e njerëzve, do të jetë në gjendje të zbulojë fajtorin, tek i cili askujt nuk i shkon ndër mend të dyshojë.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Vrasja Në Famulli”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *