Përshkrim
Xhevahiri i Medines – Sherry Jones
…Ajo ishte bota e Aishes, bijë e Ebu-Bekirit. Kur ajo u lind në vitin 613, gratë konsideroheshin pronë, zotërim i burrave, dhe ishin aq pa vlerë, saqë prindërit mund t’i groposnin të gjalla, nëse në atë vit do të kishin lindur shumë vajza. Që kur Aishen e fejuan në moshën gjashtëvjeçare, e kishin mbyllur në shtëpinë e prindërve, ia kishin ndaluar të vraponte e të luante jashtë, kurse me djemtë nuk i lejohej as të fliste.
Por, megjithatë, ajo u bë një grua e fuqishme dhe me autoritet; u shndërrua në një bukuroshe flokëkuqe dhe të përmendur, me një intelekt të zhvilluar e gjykim të mprehtë, duke u bërë një këshilltare politike me ndikim. Aishja u dallua si një luftëtare e dijetarit të fesë, duke u bërë personazh në një nga rrëfimet më prekëse të dashurisë që mbahen mend, si bashkëshorte e zgjedhur e Profetit Muhamed… Libri më i diskutuar i vitit. I ndaluar nga fondamentalistët dhe i censuruar në Shtetet e Bashkuara.





Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.