Availability: In Stock

Zemër, Shterre e Zezë

SKU: L16344

2500 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR

Kur një krijuese e një seriali të animuar gjendet e vrarë në mënyrë misterioze, detektivët Kormoran Strajku dhe Robin Elakoti zbulojnë se kufiri mes botës virtuale dhe reales është më i hollë  dhe më i rrezikshëm  se kurrë më parë. Një thriller modern që të zhyt në thellësitë e internetit, famës dhe hakmarrjes.

Shtëpia Botuese: Category: Language:

Përshkrim

Zemër, Shterre e ZezëRobert Galbraith

Në botën e errët të internetit, ku identitetet fshihen pas avatarëve, dhe një presion virtual mund të sjellë pasoja reale, Robert Galbraith ndërton një mister që i shkund themelet realitetit.

Kur Idi Leduell, autore e një seriali të famshëm animuar, kërkon ndihmën e hetueses private Robin Elakoti për të zbuluar se kush është figura misterioze me pseudonimin “Anomia” që e përndjek në internet, asgjë nuk duket jashtëzakonisht e rrezikshme. Por kur Idi gjendet e vrarë në varrezat e Highgate-it ,vendi ku seriali i saj ka ngjarjet  ,realiteti  merr ngjyrat më të errëta që mund të imagjinoni.

Kormoran Strajku dhe Robin Elakoti futen në një labirint identitetesh online, interesash financiare dhe tensionesh familjare. Ky hetim nuk është vetëm një çështje vrasjeje , është një pasqyrë e frikshme e mënyrës se si fama, teknologjia dhe ankthi njerëzor bashkohen në formën më të rrezikshme.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Zemër, Shterre e Zezë”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *