Përshkrim
Zëri i Arçerit – Mia Sheridan
Doja të humbja veten në qytetin e vogël të Pelionit, Maine. Të harroja gjithçka kisha lënë pas. Zhurmën e shiut. Gjakun. Ftohtësinë e armës në lëkurë. Për gjashtë muaj me radhë, çdo frymëmarrje më kujtonte që unë mbijetova, kurse babai jo.
Që isha përsëri e sigurt. Por, çastin kur takova Arçer Hejllin, e gjithë bota m’u përmbys… dhe nuk u drejtua dot kurrë më.
Derisa shkela unë në botën e tij të çuditshme, të heshtur dhe të veçuar, Arçeri nuk komunikonte me askënd. Megjithatë, në sytë e tij ngjyrë uiski, mes nesh po ndodhte diçka e pakapshme. Kishte diçka më tepër se vetëm bukuria, prania apo mënyra se si komunikonte me duar me mua. Mbi mua. Mirëpo, ky qytet ishte zhytur në sekrete dhe tradhti, ndërsa Arçeri ishte qendra shpërthyese e të gjithave.
Shumë pasion. Po aq shumë dhimbje. Por vetëm në heshtjen e Arçerit mund ta gjenim atë që na duhej për t’u shëruar… dhe për të jetuar.





Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.