Availability: In Stock

8 Rregullat e Dashurisë

SKU: L06660

1200 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR

Askush nuk na mëson si të dashurojmë. Në “8 Rregullat e Dashurisë”, Jay Shetty ofron këshilla praktike dhe të bazuara në urtësinë e lashtë dhe psikologjinë moderne për të gjetur, ndërtuar dhe ruajtur marrëdhënie të shëndetshme, si edhe për të përballuar ndarjen dhe fillimet e reja. Një udhërrëfyes frymëzues për këdo që dëshiron të kuptojë më mirë dashurinë.

Autori:
Shtëpia Botuese: Categories: , Language:

Përshkrim

8 Rregullat e Dashurisë – Jay Shetty

DASHURIA: SI TA GJESH,
TA MBASH DHE TA LËSH TË IKË

Askush nuk të ulet përballë e të të mësojë si të dashurosh. Kështu që njeriu hyn shpesh në marrëdhënie pa pasur asgjë më shumë se idetë e krijuara nga filmat romantikë dhe kultura pop, të cilat vetëm sa e ngatërrojnë punën.

Por jo pasi të kesh lexuar këtë libër.

Në vend që ta paraqesë dashurinë si koncept eterik ose koleksion klisheh, Jay Shetty parashtron këtu hapa specifikë, të zbatueshëm, që të vijnë në ndihmë të zhvillosh aftësitë për të praktikuar dhe ushqyer dashurinë më mirë se kurrë më parë. Ai parashtron këtu njohuri se si të fitosh sfidat që paraqet marrëdhënia me personin tjetër, si ta përkufizosh dashurinë dhe si ta trajtosh ndarjen. I frymëzuar nga urtësia e shkrimeve vedike dhe nga shkenca moderne, ai trajton të gjithë ciklin e marrëdhënieve, nga takimet e para deri te lidhja në çift, madje edhe ndarjen dhe nisjen nga e para. Na tregon se si të mos biem pre e premtimeve të rreme dhe partnerëve që nuk na përmbushin.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “8 Rregullat e Dashurisë”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *