Përshkrim
Bizanti – John Julius Norwich
Me një kapacitet të madh tregues, por edhe me skrupulozitet historik që bie menjëherë në sy, John Julius Norwich na jep me këtë libër një afresk marramendës të historisë së gjatë të Bizantit, nga viti 330, kur Kostandini i Madh transferoi kryeqytetin e Perandorisë, duke e pagëzuar me emrin e tij, Kostandinopojë, e ndërkohë krijoi të parën dhe më jetëgjatën perandori të krishterë, deri në ditët e fundit heroike të rënies së saj në duart e turqve më 1453.
Në këta një mijë e ca vjet janë përfshirë shekuj lufte, shkëlqimi, madhështie e mbijetese; shekuj të një erudicioni magjik, dokumentesh të pafundme historike, ku studiuesit dhe shkrimtarët kridhen brenda një jete sa të çuditshme e plot dritë, aq edhe të errët e të mbyllur.
Historia e Bizantit është një kurth madhështor, një bukuri e pashoqe, një konservim i habitshëm i kulturës së botës klasike. Kjo histori të përpin, aq më tepër falë stilit të thjeshtë dhe tërheqës të Norwich-it.
Shekujt e historisë së Bizantit janë një krijimtari e madhe, në të cilën gjenia bizantine ka prodhuar një pikturë dhe një arkitekturë me një thellësi shpirtërore tejet të pakrahasueshme. Bizanti është një prej qytetërimeve më të mëdha të humbura, me një përjetësi kulturore të jashtëzakonshme.
John Julius Norwich (1929), i diplomuar për frëngjisht dhe rusisht, nga viti 1952 deri më 1964 ka punuar pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme, duke mbuluar detyra në ambasadat e Beogradit dhe të Bejrutit, si dhe në Konferencën e Çarmatimit të Gjenevës. Është president i Venice in Peril Fund, anëtar i Dhomës së Lordëve dhe i dekoruar me Urdhrin për Merita të Larta të Republikës Italiane.
Midis botimeve të tij sjellim në kujtesë: Mbretëria e Diellit (1972) dhe Historia e Venedikut (në dy vëllime, 1981–1982).





Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.