Availability: In Stock

Çasti ynë aspak i përsosur

SKU: L77593

1200 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR

Alesandra mendon se ka ndërtuar një jetë të qëndrueshme dhe të balancuar, derisa një ngjarje e papritur i rrëzon të gjitha sigurinë. Ndërsa përballet me zhgënjimin, humbjen e besimit dhe sfidat e një fillimi të ri, ajo zbulon se lumturia shpesh fshihet në momentet më të papërsosura. Një roman prekës për dashurinë, forcën e brendshme dhe rilindjen personale.

Already sold: 0/3
Shtëpia Botuese: Categories: , , Language:

Përshkrim

Çasti ynë aspak i përsosur – Federica Bosco

Jeta nuk shkon kurrë sipas planeve dhe Alesandra e zbulon këtë në mënyrën më të keqe të mundshme. Mendon se ka gjithçka nën kontroll: punën si profesoreshë fizike në universitet, një familje me probleme, po të pranishme, një burrë të qëndrueshëm në krah, një ekzistencë pa shkundje të mëdha, që, pasi ka kapërcyer pragun e të dyzetave, i dhuron një stabilitet të dëshiruar prej kohësh. Një stabilitet që beson se e meriton, derisa kështjella prej letre rrëzohet nga një shkulm ere i papritur. Një shkulm ere që futet duke shpartalluar dritaren dhe bën lëmsh gjithçka, bën copë e thërrime lidhjen e saj të dashurisë dhe një pjesë të mirë të sigurive të saj si grua, bashkë me besimin, vetëvlerësimin dhe idenë iluzore se e njihte tjetrin.

Po pikërisht mes detajeve të stonuara të jetës, duket se ndodh ajo që s’ta pret mendja, sepse, shpeshherë, lumturia qëndron në magjinë e një çasti të papërsosur.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Çasti ynë aspak i përsosur”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *