Availability: In Stock

Identitet

SKU: L25563

1000 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR
Already sold: 0/2
Autori:
Shtëpia Botuese: Category: Language:

Përshkrim

Identitet – Ben Andoni

Rrëfimet me ngjyrim personal të këtij vëllimi shërbejnë si themel për ndërtimin e një iden titeti të brendshëm që bashkon të shkuarën,  të tashmen dhe të ardhmen. Autori krijon një histori jetësore në lëvizje, ku ëndrrat, kujtesa dhe realiteti ndërthuren në një vijë të vetme kuptimi.
Këto tregime psikologjike, herë-herë sfiduese në lexim, synojnë të komunikojnë përvoja e ndjesi që shpesh mbeten të pashprehura në jetën e përditshme. Kapërcimi drejt një regjistri të afërt fton lexuesin dhe i jep rrëfimit vendin e vet.

Ben Andoni është gazetar prej vitit 1996 dhe ka shërbyer si korrespondent i agjencisë së
lajmeve të Beogradit BETA. Ai ka punuar në mediat kryesore të vendit, aktualisht freelance bashkëpunon me Radio-Televizionin Kombëtar të Austrisë ORF. Ka përkthyer mbi 40 autorë nga letërsia serbe, kroate dhe angleze dhe është autor i Shqiptarët (Papirus 2015), Historia e Shqipërisë përmes karikaturës (Poeteka, 2017), Shqipëria prej letrave (Papirus, 2024).

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Identitet”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *