Availability: In Stock

Inventari i ëndrrave

SKU: L68060

1500 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR

“Kam pasur ngaherë një dëshirë të zjarrtë për të qenë e njohur, përtejmed e njohur nga një tjetër qenie njerëzore. Ndonjëherë jetojmë vite të tëra me dëshira të cilave nuk u vëmë dot një emër. Derisa në qiell shfaqet një e çarë që zgjerohet dhe na zbulon vërtetën, ashtu si na zbuloi pandemi

Shtëpia Botuese: Category: Language:

Përshkrim

Inventari i ëndrrave – Chimamanda Ngozi Adichie

Katër gra, katër jetë të thurura mes dy kontinentesh, dhe një pyetje që i ndjek të gjitha: a na njohin ndonjëherë me të vërtetë ata që duam? Një shkrimtare e mbyllur mes katër mureve gjatë pandemisë bën inventarin e dashurive të saj dhe të ëndrrave që e kanë lidhur pas tyre. Në historinë e saj, formësohen edhe jetët e tri grave të tjera: një juriste e suksesshme që tradhtohet pikërisht atëherë kur i duket se ka gjithçka; një bankiere e guximshme që nis të dyshojë nëse e njeh vërtet veten; dhe një pastruese hoteli, nënë e një vajze, që përballet me një dhunë dhe padrejtësi të papërfytyrueshme.

Më shumë se një dekadë pas romanit Amerikania, që e bëri të famshme ndërkombëtarisht, Adichie rikthehet me një roman polifonik për dashurinë dhe dinjitetin, për nënat e bijat, për ëndrrat që numërojmë pas çdo makthi — të rrëfyer me atë vërtetësi të rrallë që e ka bërë zërin e saj një nga më të dashurit në letërsinë bashkëkohore.

“Empatia e jashtëzakonshme e rrëfimit të Adichie-s e bën Inventarin e ëndrrave thellësisht magjepsës. Ajo çka mbetet është trishtimi i ëmbël i asaj që mund të kishte qenë, i dhënë në një gjuhë krejt të natyrshme e njëkohësisht poetike. Ky roman na detyron të pranojmë, edhe një herë, se asnjë histori nuk është vetëm një histori.”

— The Washington Post

“Një Luftë e Paqe feministe. I përshkuar tejpërtej nga vërtetësia, humori dhe dhembshuria, ky është një roman madhështor, që e kupton përshtjellimin e qëllimeve njerëzore dhe ka guximin të shtrojë pyetje të vështira.”

— The Sunday Times

“Romanet e saj ndërthurin një lexueshmëri maksimale me një kompleksitet të jashtëzakonshëm këndvështrimesh — janë letërsi botërore; Adichie është një Dostojevski i kohës sonë.”

— Welt am Sonntag

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Inventari i ëndrrave”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *