Availability: In Stock

Kur lejlekët fluturojnë drejt jugut

SKU: L16863

1000 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR
Already sold: 0/2
Autori:
Shtëpia Botuese: Category: Language:

Përshkrim

Kur lejlekët fluturojnë drejt jugut – Lisa Ridzén

Bo është tetëdhjetë e nëntë vjeç dhe vetmia e tij thyhet vetëm nga vizitat e asistentëve në shtëpi, që kujdesen për të. Përndryshe, nuk ka shumë gjëra me shije të mirë. As ëmbëlsirat me krem që i biri, Hansi, këmbëngul t’ia blejë dhe t’ia fusë në frigorifer.

Bo është i zemëruar me trupin që nuk i bindet më, me krahët e vet dikur të fortë që nuk mund janë më për asgjë, me gishtat e fryrë që nuk mund ta hapin as kutinë, ku ka vënë shallin e preferuar të Fredrikës, gruas së tij. Shallin që ende ruan aromën e parfumit të saj. Është e vetmja gjë që i ka mbetur, që kur ajo u transferua në një azil pleqsh në Ostersund. Fredrika nuk njeh më askënd dhe ai nuk e njeh të shoqen te gruaja e tanishme.

Por mbi të gjitha, Bo është i zemëruar me Hansin, i cili dëshiron t’ia marrë qenin, Sikstenin, sepse është i bindur se një burrë në prag të të 90-ave nuk mund të kujdeset për të. Dhe Fredrika nuk është më aty, për të zbutur fjalët e hidhura midis babait dhe birit. Kërcënimi i humbjes së dashurisë së Sikstenit, që e mban ende në jetë, e tërheq Bonë në një vorbull emocionesh; ai bën një bilanc të jetës së tij, marrëdhënieve me të tjerët, për të kuptuar sa të lumtura qenë ato momente kur thjesht nuk ndodhte asgjë dhe për të pranuar mënyrën e vet të papërsosur për të shprehur dashurinë gjatë viteve.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Kur lejlekët fluturojnë drejt jugut”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *