Përshkrim
Letra e fundit – Rebecca Yarros
Ela po përpiqet të mbajë copat e jetës së saj bashkë pas humbjeve dhe dhimbjes që e kanë lënë të vetmuar. Në anën tjetër është Beketi, i njohur si Kaos, një ushtar i fortë dhe i mbyllur në vetvete, i cili nuk kishte menduar kurrë se një seri letrash do ta lidhte kaq thellë me një grua që nuk e kishte takuar asnjëherë.
Gjithçka ndryshon kur miku i tij më i mirë i lë amanet një mision të fundit: të kthehet dhe të kujdeset për Elën dhe familjen e tij. Por kur Beketi arrin pranë saj, kupton se ndjenjat që kishte krijuar përmes fjalëve janë shumë më të forta nga sa imagjinonte. Ela është e thyer nga dhimbja, ndërsa ai mbart plagët e veta, dhe të dy duhet të mësojnë si të jetojnë mes humbjes, fajit dhe shpresës.
Mes kujtimeve, sekreteve dhe emocioneve të papërmbajtshme, lind një histori dashurie e ndaluar, e brishtë dhe tepër e vërtetë. Një roman që flet për forcën e zemrës njerëzore, për familjen, sakrificën dhe mënyrën si dashuria mund të shërojë edhe shpirtrat më të lënduar.





Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.