Përshkrim
Pa harruar mirësinë -Toshikazu Kawaguchi
Në kafenën misterioze të Tokios, ku klientët vijnë me shpresën për të udhëtuar në kohë, katër klientë të rinj shfaqen në derë.
Secili prej tyre mban një dëshirë në zemër që vetëm ky vend i veçantë mund ta përmbushë. Megjithatë, ata duhet të ndjekin rregullat e serta të kafenesë dhe të kthehen në të tashmen e tyre pa u ftohur kafeja.
Kafeneja do të mirëpresë një baba që nuk mundi ta lejonte të bijën të martohej, një grua që nuk mund t’i jepte të dashurit çokollatat në Ditën e Shën Valentinit, një djalë që dëshiron t’u buzëqeshë prindërve të shkurorëzuar dhe një vejushë që mban në krahë një fëmijë pa emër.
Një tjetër rrëfim prekës nga Toshikazu Kawaguchi, në librin “Pa harruar mirësinë”. Vizitorët tanë të rinj dëshirojnë të shkojnë në të shkuarën e tyre për të gjetur një fund dhe një ngushëllim, në mënyrë që të mund të nisin të ardhmen e ndritur.





Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.