Availability: In Stock

Pa Thënë Mirupafshim

SKU: L40168

900 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR
Already sold: 0/5
Shtëpia Botuese: Category: Language:

Përshkrim

Pa Thënë Mirupafshim – Toshikazu Kawaguchi

Romani i katërt i serisë më të shitur ndërkombëtarisht të autorit Toshikazu Kawaguchi, Pa u ftohur kafeja

Klientët e rregullt në kafenenë magjike Funiculi Funicula janë njohur mirë më legjendën e saj të famshme dhe ofrimin e jashtëzakonshëm të udhëtimit në kohë. Shumë të tillë janë ribashkuar me dashuritë e vjetra, janë takuar me familjet e tyre tashmë të larguara nga kjo botë, me të dashurit e tyre, por udhëtimi nuk është pa rreziqe dhe ka disa rregulla që duhen ndjekur. Udhëtarët duhet ta kenë vizituar kafenenë më parë dhe më e rëndësishmja, duhet të kthehen në të tashmen brenda kohës së ftohjes së kafesë.

Në traditën e serisë grishëse “Pa u ftohur kafeja” të Toshi-kazu Kawaguchi-t, lexuesit do të njihen edhe një herë me një grup të ri vizitorësh: bashkëshortin që ka diçka të rën-dësishme për të thënë; gruan që nuk mundi t’i jepte lamtu-mirën qenit të saj; vajzën që nuk mundi t’i përgjigjej një propozimi; dhe bijën që ia mbathi prej të atit.

Me personazhe tipike që ngrohin zemrën dhe rrëfimet melankolike, në këtë libër mahnitës dhe magjepsës “Pa thënë mirupafshim”, Kawaguchi pyet: në mundshi të ktheheni pas, kë do të dëshironit të takoni?

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Pa Thënë Mirupafshim”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *