Përshkrim
Pen Pal – J.T. Geissinger
Një bestseller i menjëhershëm i USA Today!
Gjithçka filloi vetëm me një rresht.
“Do të pres përgjithmonë, në qofsha i detyruar.”
Letra e parë mbërriti ditën që u varros im shoq. Ishte me vulë postare nga burgu shtetëror dhe përmbante një fjali të vetme:
Do të pres përgjithmonë, në qofsha i detyruar. Ishte nënshkruar nga Dantja, një burrë që nuk e njihja. Thjesht nga kureshtja, i shkrova përsëri, për ta pyetur se çfarë po priste saktësisht.
Përgjigjja e tij?
Ty.
I thashë burrit misterioz se kishte gjetur vajzën e gabuar. Nuk ishte dakord. I thashë se nuk ishim takuar kurrë, por ai ma ktheu se gabohesha. Vazhduam kështu, duke shkëmbyer çdo javë letra që bëheshin gjithnjë e më intime. Pastaj një ditë, letrat u ndalën. Kur e mora vesh pse, ishte tepër vonë. Dantja ishte në pragun tim. Dhe asgjë në botë nuk mund të më kishte përgatitur për atë që ndodhi më pas.
PEN PAL, fenomeni i BookTok-ut, është një romancë e errët, e nderë, e shkruar me kthesa të paharrueshme që do t’i lënë lexuesit pa frymë. Kjo romancë marramendëse për dashurinë e pamohueshme nga superylli J.T. Geissinger nuk duhet humbur!





Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.