Availability: In Stock

Sekreti i fundit

SKU: L07869

2000 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR
Already sold: 0/2
Autori:
Shtëpia Botuese: Categories: , Language:

Përshkrim

Sekreti i fundit – Dan Brown

Bota e Robert Langdonit del jashtë kontrollit ndërsa, tek po shoqëron akademiken e njohur Ketrinë Solomon në Pragë, për një ligjëratë ku është ftuar të flasë, ajo zhduket nga dhoma e hotelit pa lënë gjurmë. Larg shtëpisë dhe zonës së tij të rehatisë, Langtoni duhet të përdorë të gjtihë zgjuarsinë për t’u përballur me forca të panjohura dhe për të gjetur gruan që dashuron.

Por Praga është një qytet i vjetër dhe i rrezikshëm, i mbushur me folklor dhe mister. Për më shumë se dy mijë vjet, valët e historisë kanë kaluar, duke lënë shenja të gjithçkaje ka ndodhur më parë. Langtoni nuk e di se një hije e errët e së kaluarës po e ndjek nga pas. Duhet rë përdorë të gjithë dijen e vet për të deshifruar botën përreth, përpara se të përpihet edhe ai nga rrathët e tradhëtisë dhe mashtrimit që kanë gllabëruar Ketrinën.

Në një sfond kështjellash madhështore, kishash të larta, varrezash të fundosura në dymbëdhjetë shtresa dhe labirintesh nëntokësore, Langdoni duhet të lundrojë në një qytet hijesh që fshihet në sy të të gjithëve – një qytet që ka ruajtur sekretet e tij për shekuj dhe nuk i zbulon lehtë.

Kjo është një fushëbetejë ndryshe nga çdo përvojë e mëparshme, ku ai duhet të luftojë jo vetëm për jetën e vet, por edhe për të ardhmen e vetë njerëzimit.

“Sekreti i fundit” është romani i parë i Dan Brown-it pas më shumë se tetë vitesh dhe shënon rikthimin mbresëlënës të simbologut të Harvardit, Robert Langdon, këtë herë i përfshirë në një komplot që do ta vërë në probë edhe fuqinë e tij të jashtëzakonshme mendore dhe do ta rrezikojë duke i marrë gjithçka që ka të shenjtë.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Sekreti i fundit”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *