Availability: In Stock

Takohemi te Liqeni

SKU: L77432

1400 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR

Dhjetë vjet më parë, Ferni dhe Uilli kaluan vetëm një ditë së bashku, por ajo mjaftoi për të ndryshuar jetën e tyre. Ata premtuan të takoheshin sërish një vit më vonë, por Uilli nuk u shfaq kurrë. Tani, pas shumë vitesh, ai rikthehet papritur në resortin buzë liqenit që Ferni përpiqet ta mbajë gjallë. Ndërsa e kaluara dhe e tashmja përplasen, të dy duhet të përballen me sekretet, zhgënjimet dhe ndjenjat që nuk janë shuar kurrë. Një histori prekëse për dashurinë, humbjen dhe shanset e dyta.

Already sold: 0/3
Shtëpia Botuese: Categories: , Language:

Përshkrim

Takohemi te Liqeni – Carley Fortune

Fern Brukbenksi ka çuar dëm një pjesë të mirë të  jetës së saj si e rritur duke menduar për Uill Baksterin, artistin e ri, idealist e tërheqës, me të cilin kaloi njëzet e katër orë në të njëzetat e hershme, një takim i rastësishëm që përfundoi në një aventurë njëditore në qytet. Koha ishte e papërshtatshme, por lidhja e tyre ishte e pamohueshme: ata ndanë çdo sekret, çdo ëndërr dhe bënë një marrëveshje për t’u takuar një vit më vonë. Ferni u shfaq. Uilli nuk e bëri.

Në moshën tridhjetedyvjeçare, jeta e Fernit nuk duket aspak ashtu siç e imagjinonte dikur. Në vend që të jetojë në qytet, Ferni kthehet në shtëpi, për të drejtuar resortin buzë liqenit të nënës së saj – diçka që ishte zotuar të mos e bënte kurrë. Resorti, të cilin tani e administron ish-i dashuri i saj, Xhemi, gjendet në vështirësi ekonomike dhe Ferni nuk di nga t’ia fillojë.

Ajo ka nevojë për një plan – dhe për ndihmë. Për habinë e saj, ndihma vjen në formën e Uillit, i cili mbërrin në resort nëntë vjet me vonesë, duke tërhequr një valixhe dhe me ofertën për të ndihmuar. Uilli mund të jetë i vetmi person që e kupton se çfarë po kalon Ferni. Por si mund t’i besonte ajo këtij mirazhi të veshur me kostum të shtrenjtë, i cili nuk duket aspak si i riu që takoi shumë vite më parë. Uilli po fsheh diçka dhe Ferni nuk është e sigurt nëse dëshiron ta dijë se për çfarë bëhet fjalë.

Por dhjetë vjet më parë, Uill Baksteri e shpëtoi Fernin. A mund të bëjë edhe ajo të njëjtën gjë për të?

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Takohemi te Liqeni”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *