Availability: In Stock

Thëngjij përvëlues

SKU: L16955

1250 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR
Already sold: 0/2
Shtëpia Botuese: Category: Language:

Përshkrim

Thëngjij përvëlues – Marc Voltenauer

Thëngjij përvëlues e çon lexuesin në një udhëtim midis Shqipërisë dhe Zvicrës. Ngjarjet fillojnë me gjetjen e trupit të pajetë të një gruaje në liqenin e Gjenevës. Është viktima e parë e një serie vrasjesh. Pak më vonë gjendet një trup i dytë, pastaj një i tretë. Bëhet fjalë për kufoma grash, të gjymtuara tmerrësisht, nga të cilat ka mbetur vetëm trupi. Viktimat janë të panjohshme. Inspektori Andrea Auer ngarkohet që të ndjekë hetimet. A do të jetë e lehtë për të dhe skuadrën e tij që të gjejnë autorët e këtyre krimeve makabre?

Ndërkohë, Sokol Hoti mbërrin në Zvicër pas vrasjes së Mirjanit, vëllait të tij, viktimë e një gjakmarrjeje të vjetër. Por edhe ai zhduket. Huberti, miku i tij zviceran shurdhmemec, nuk ka marrë asnjë lajm nga ai prej disa javësh. Së bashku me motër Laurën, vendosin të kryejnë hetimin e tyre në Zvicër dhe në Shqipëri. Inspektori Auer, në ndjekjen e furishme të vrasësve nëpër Europë, do të përballet me anën më të errët të së kaluarës së tij.

Këto ngjarje do ta kredhin lexuesin në skutat e errëta të psikikës së njeriut, në marrëdhëniet midis brezave brenda familjes Hoti që banon në Zvicër, por që është e ndarë mes ndjenjës për të marrë hak dhe asaj për të këputur zinxhirët e kësaj serie gjakmarrjesh, midis të shkuarës dhe të tashmes.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Thëngjij përvëlues”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *